Ndërlidhjet

SAFAGA/EGJIPT


Në portin egjiptian Safaga ka pasur sot edhe skena dhune kur të afërmit e udhëtarëve të anijes së fundosur në Detin e Kuq, janë përleshur me policinë, nga revolta për shklak të mungesës së informatave për fatin e të dashurve të tyre. Anija me rreth 1400 udhëtarë, është fundosur dje, rreth 70 kilometra nga porti egjiptian, Safaga. Burimet e marinës bëjnë të ditur se 378 njerëz kanë shpëtuar. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndonëse nuk ka shumë shpresë për gjetjen e të tjerëve. Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka urdhëruar fillimin e hetimeve për aksidentin, pasi ekzistojnë dyshime për dështimin e sistemit të sigurisë në anije.
XS
SM
MD
LG