Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm i Iranit Manoucher Mottaki konfirmoi se republika Islamike i ka dhënë fund të gjithë bashkëpunimit vullnetar me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Njoftimi u bë publik pasi Irani e ndërpreu pezullimin e procesit të pasurimit të uraniumit, dhe tha se nuk do t'i lejojë inspektime të pa paralajmëruara të stabilimenteve bërthamore.
Po sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hamid Reza Asefi tha se Teherani do t'i vazhdojë negociatat me Moskën për propozimin që pasurimi i uraniumit të bëhet në territorin e Rusisë.
Në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se votimi i agjencisë dërgoi mesazh të qartë se bota nuk do të lejojë Teheranin të ketë armë bërthamore.
Deklarata me shkrim e presidentit amerikan u bë disa orë pasi 27 nga 35 shtetet anëtare të agjencisë votuan që Irani të raportohet në Këshillin e Sigurimit për sanksione të mundshme.
XS
SM
MD
LG