Ndërlidhjet

BEJRUT


Protestuesit në kryeqytetin libanez Bejrut sot i vunë zjarrin misionit të Danimarkës, në shenjë proteste ndaj botimit të karikaturave të profetit Muhamet në një të përditshme daneze e të ribotuara në një pjesë të shtypit evropian.
Të paktën 18 njerëz u lënduan kur forcat e sigurisë hapën zjarr dhe përdorën gaz lotsjellës, kurse demostruesit hodhën gurë ndaj policisë, dogjën disa automjete dhe u vërsulën në pjesën krishtere të qytetit.
Qeveria daneze u bëri thirrje shtetasve të vet të largohen nga Libani. Irani ndërkaq e tërhoqi ambasadorin e vet nga Danimarka.
Sot ministria e jashtme e Sirisë ka shprehur keqardhje për dhunën e djeshme në Damask, ku u shkatërruan ambasadat e Danimarkës dhe Norvegjisë. Kleriku më i lartë në Siri, myftiu Ahmed Hassun shprehu shqetësimin se në mesin e protestuesve kishte dhe "elementë që nuk besojnë në dialog".
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Islamike i cilësoi sulmet si të dëmshme për imazhin e fesë islame.
XS
SM
MD
LG