Ndërlidhjet

DRESDEN


Presidentët e shtatë vendeve evropiane, gjatë një takimi në Dresden të Gjermanisë, kanë dënuar protestat e dhunshme të myslimanëve lidhur me botimin e karikaturave të profetit Muhamet.
Presidenti gjerman, pjesëmarrës në këtë takim, e vlerësoi lirinë e shprehjes si element kyç të shoqërive demokratike. Ai ka shtuar se është koha që Evropa të fillojë një dialog mes kulturave dhe besimeve fetare.
Bashkimi Evropian i ka dënuar sulmet e protestuesve myslimanë ndaj ambasadave evropiane. Në komunikatën e lëshuar nga Austria, kryesuese e radhës e BE-së, thuhet se sulmet janë "absolutisht të papranueshme".
XS
SM
MD
LG