Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani konfirmoi se i ka dhënë fund bashkëpunimit vullnetar me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Deklarata e ministrit të Jashtëm iranian, Manoucher Mottaki u bë pas dhënjes fund të pezullimit të procesit të pasurimit të uraniumit.
"Ne do t'i japim përgjigjje të qartë kërkesave tepër të mëdha të qeverisë amerikane se kombi ynë është i vendosur të ketë teknologji bërthamore, ç'ka është e drejta jonë legjitime", tha Mottaki.
Po sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hamid Reza Asefi tha se Teherani do t'i vazhdojë negociatat me Moskën për propozimin që pasurimi i uraniumit të bëhet në territorin e Rusisë. Nga ana tjetër Rusia ka bërë thirrje për vazhdimin e diplomacisë me Iranin rreth krizës në fjalë. Sergei Ivanov, ministri rus i mbrojtjes ka theksuar se "do jetë shenjë shumë e keqe dëbimi i inspektorëve ndërkombëtarë nga Irani."
Por zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Robert Zoellick ka theksuar vendosmërinë e Uashingtonit për të krijuar një koalicion të gjerë ndërkombëtar për të rritur presionin mbi Iranin.
XS
SM
MD
LG