Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Drejtuesi i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë Oliver Ivanoviq tha sot se subjekti që ai udhëheq është afër kthimit në institucionet e Kosovës, megjithatë nuk ka treguar një datë të kthimit. Zoti Ivanoviq i bëri këto komente pas një takimi me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Soren Jeseen Petersen, i cili ka shtuar përpjekjet për inkuadrimin e përfaqësuesve të serbëve në institucionet e Kosovës, sidomos pas shenjave inkurajuese që janë dhënë ditët e fundit. Zoti Ivanoviq së fundi e ka quajtur Beogradin fajtor për mospjesëmarrjen e deritashme të subjektit që ai përfaqëson në institucionet e Kosovës
XS
SM
MD
LG