Ndërlidhjet

KABUL


Kanë vazhduar në një pjesë të madhe të vendeve myslimane protestat kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamet në disa gazeta evropiane.
Në Afganistan policia ka hapur zjarr ndaj demostruesve në provincën Laghman, pasi këta të fundit filluan të gjuanin me gurë. Sipas policisë një protestues ka vdekur dhe katër të tjerë u plagosën.
Në Kabul protestuesit hodhën gurë kundër ambasadave të Danimarkës, Britanisë, Francës dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.
Në Iran është sulmuar ambasada austriake, po policia nuk ka lejuar djegjen e saj. Në Irak protestuesit kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve politike e ekonomike me vendet ku janë botuar karikaturat. Protestat kanë vazhduar dhe në pjesë të ndryshme të Indonezisë, vendi me numrin më të madh të popullsisë myslimane në botë.
XS
SM
MD
LG