Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zgjidhja e statusit të Kosovës, përfshirë këtu edhe opcionin e pavarësisë mund të prodhojë stabilitet në rajon nëse Kosova ndërton një të ardhme ku të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, do të ishin të barabartë, ka thënë sot në Prishtinë John Sawers, drejtor politik në Ministrinë e jashtme britanike.
Këto komente, Sawers i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me Ekipin Negociues për statusin e Kosovës, të cilit ai i ka paraqitur edhe një herë qëndrimet e Grupit të Kontaktit dhe të qeverisë britanike për sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës. Sawers përsëriti qëndrimin e qartë të Grupit të Kontaktit që statusi i Kosovës duhet të zgjidhet gjatë këtij viti, duke u bazuar në masën më të madhe në vullnetin e popullatës shumicë të Kosovës, por duke respektuar dhe interesat e pakicave.
XS
SM
MD
LG