Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani bëri të ditur se ka njoftuar edhe zyrtarisht Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore rreth planeve për rifillimin e programeve për pasurimin e uraniumit.
Ky hap erdhi pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për ta çuar çështjen e Iranit para Këshillit të Sigurimit.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov nga Athina i ka tërhequr vërejtjen komunitetit ndërkombëtar që të mos ta kërcënojë Iranin.
Këto komente ishin në përgjigjje të deklaratës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld për mediat gjermane se "të gjitha opcionet, përfshi atë ushtarak janë në tryezë" për të parandaluar Iranin në prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG