Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga Kongresi që ta miratojë buxhetin për vitin fiskal 2007 në vlerë prej 2.77 trilionë dollarë. Buxheti parasheh shtesa në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por ka shkurtuar fondet për një numër programesh sociale. "Kërkesa e buxhetit e paraqitur nga presidenti për Departamentin e Mbrojtjes paraqet rritje krahasuar me vitin e kaluar. Kjo pasqyron ato që ne besojmë se janë përparësi për sigurinë kombëtare, në mënyrë që të mbrohen Shtetet e Bashkuara dhe interesat e popullit amerikan", tha sekretari i Mbrojtjes, Rumsfeld, duke komentuar rreth buxhetit.
XS
SM
MD
LG