Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar që për vendet e Evropës Juglindore të ndajnë 274 milionë dollarë nga buxheti për vitin 2007.
Në propozimin që presidenti Bush ia ka dërguar Kongresit, për Kosovën planifikohen të ndahen 79 milionë dollarë. Mjetet parashihet të shpenzohen për ndihma në ndërtimin e institucioneve, në gjyqësi, reformat në sistemin ekonomik, mbështetjen e pushtetit lokal, nxitjen e tolerancës ndëretnike dhe zhvilimin e shoqërisë civile.
Në arsyetimin e pjesës për Kosovën, e cila përfiton më së shumti nga të gjitha vendet e Ballkanit, thuhet se viti 2007 do të ketë rëndësi kyçe për Kosovën për shkak të përcaktimit të statusit final, por shtohet se pavarësisht negociatave mbi statusin, Shtetet e Bashkuara duhet t'i vazhdojnë ndihmat për Kosovën.
Për Shqipërinë janë ndarë 20 milionë dollarë, për Maqedoninë 27 milionë, kurse për unuionin Serbi Mali i Zi 70.5 milionë dollarë, rreth 5 milionë më pak se në vitin 2006.
Presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga Kongresi që ta miratojë buxhetin për vitin fiskal 2007 në vlerë prej 2.77 bilionë dollarë. Buxheti parasheh shtesa në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por ka shkurtuar fondet për një numër programesh sociale.
XS
SM
MD
LG