Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot e ka propozuar edhe zyrtarisht Fatmir Sejdiun si kandidat për President të Kosovës.
Propozimi i LDK-së do t'i përcillet Kryesisë së Kuvendit për ta vënë në rendin e ditës të mbledhjes që do të mbahet më 9 shkurt.
Kandidaturën e Fatmir Sejdiut tashmë e ka mbështetur partneri kryesor në koalicionin qeveritar AAK, pastaj PSHDK-ja, Partia Reformiste ORA që është në opozitë, Partia Demokratike Turke, si dhe disa subjekte të tjera.
XS
SM
MD
LG