Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nëse qëndrimi i Grupit të Kontaktit është që Kosova ta fitojë pavarësinë, atëherë Beogradi duhet ta rishqyrtojë pjesëmarrjen në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, ka thënë shefja e Qendrës Koordinuese për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq.
Ajo i bëri këto komente pas pohimeve të disa përfaqësuesve serbë të Kosovës, që thanë se drejtori politik i ministrisë së Jashtme Britanike, John Sawers, u ka thënë atyre se Grupi i Kontaktit tashmë ka vendosur që Kosova të jetë e pavarur.
Goran Bogdanoviq, përfaqësues i serbëve të Kosovës dhe anëtar i ekipit negociator të Beogradit ka thënë se diplomati britanik i ka porositur serbët që ta pranojnë pavarësinë, duke nënvizuar se Kosova është edhe shteti i tyre, i cili do të jetë shumetnik dhe i pavarur.
Kjo çështje pritet të ngritet në takimet e sotme të diplomatit britanik me autoritetet në Beograd.
XS
SM
MD
LG