Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Protestuesit në Afganistan janë përleshur sot me trupat e NATO-s në demonstratat kundër karikaturave të profetit Muhamed, të botuara në Danimarkë, e më pas edhe në disa gazeta evropiane.
Incidenti ka ndodhur kur demonstrantët i sulmuan ushtarët norvegjezë. Raportohet se një protestues ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Në jug të Filipineve, qindra muslimanë e kanë djegur flamurin danez, dhe kanë kërkuar masa ndaj gazetës që i botoi karikaturat fyese.
Protesta sot u zhvillian edhe në Iran, ku dhjetra studentë hodhën gurë në ambasadën e Danimarkës në Teheran.
Ministri i Jashtëm danez Peter Stig Moeller kërkoi nga Irani të bëjë çmos për të mbrojtur ambasadën dhe jetët e shtetasve danezë.
XS
SM
MD
LG