Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë e akuzoi Britaninë se po bën presion për pavarësimin e Kosovës para fillimit zyrtar të negociatave mbi statusin.
Pas takimit me John Sawers, drejtor politik në ministrinë e Jashtme të Britanisë, kryeministri serb tha se qëndrimet e diplomatit britanik janë në kundërshtim me parimet e Grupit të Kontaktit.
Vojisllav Koshtunica e akuzoi diplomatin britanik se "është i njëanshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës".
"Koshtunica ka theksuar se qëndrimet e drejtorit politik Sowers lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës, të cilat ai i ka thënë dje në Prishtinë në bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve, janë në kundërshtim të plotë me komunikatën zyrtare të lëshuar nga takimi i Grupit të Kontaktit më 31 janar", thuhet në njoftimin e qeverisë serbe në Beograd.
"Vetëm Këshilli i Sigurimit e ka mandatin që t'i ndryshojë parimet për negociatat mbi statusin e Kosovës", ka thënë Koshtunica.
Sipas komunikatës, John Sawers është dakorduar se negociatat mbi statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të fillojnë me çështjen e decentralizimit.
XS
SM
MD
LG