Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tri grupe parlamentare ai i LDK-së, i AAK-së dhe Ora-s, kanë kërkuar sot që seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës të thirret gjatë javës. Kërkesa e grupeve parlamentare vjen si kundërshtim i një vendimi të djeshëm të Kryesisë së Kuvendit, e cila kërkesën e LDK-së për mbajtjen e seancës më 9 shkurt e ka shtyrë për 13 shkurt, duke miratuar kështu një kërkesë tjetër të PDK-së. Grupi Parlamentar i LDK-së, përmes një komunikate me shkrim thotë se kjo parti e përsërit kërkesën që seanca të mbahet më 9 shkurt. Kërkesa e LDK-së është përkrahur dhe nga Grupi Parlamentar i AAK-së, dhe nga njëra prej partive opozitare, Ora.
Derisa këto tri parti tashmë kërkojnë procedura të shpejta për thirrjen e seancës plenare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, partia më e madhe opozitare, PDK, pritet të marrë qëndrim gjatë ditës, pas një takimi që zyrtari i lartë i saj, Jakup Krasniqi do të ketë me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen. Nëse PDK-ja pajtohet që seanca plenare të thirret gjatë javës, atëherë pritet që kjo seancë të thirret brenda dy ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG