Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që e udhëheq procesin e privatizimit në Kosovë, paralajmëruan sot mundësinë që kompanisë "Alferon" e cila e ka blerë "Ferronikelin", t’i shtyhet edhe më tej afati për përmbushjen e obligimeve financiare.
Zyrtarët e AKM-së, Joachim Ruecker dhe Bujar Dugolli, thanë se do të pritet edhe pas datës 10 shkurt kur ishte afati i fundit, duke shpresuar që "Alferoni" të arrijë një marrëveshje me KEK-un për furnizimin e "Ferronikelit" me energji elektrike gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Dugolli tha se AKM-ja nuk e ka përmbushur pjesën e kontratës për sigurimin e energjisë elektrike, ndërkohë që anëtari tjetër i AKM-së, Bahri Shabani, vlerësoi se shtyrja e afatit është kundërligjore.
AKM-ja ia ka shtyrë dy herë "Alferonit" afatet për përmbushjen e obligimeve financiare.
XS
SM
MD
LG