Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Shtefan Lehne, është takuar sot në Beograd me shefen e Qendrës Koordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq. Sipas një komunikate për media të Qendrës, zoti Lehne, ka thënë se "para shumicës shqiptare ekzistojnë dy solucione për zgjidhjen e mundshme të statusit të Kosovës, e para është pavarësia, kurse e dyta gatishmëria për koncesione në procesin negociator". "Më vjen keq që duhet ta them, por te shqiptarët mbisundon qasja që nënkupton pavarësinë e plotë për Kosovën", citohet të ketë zoti Lehne.
XS
SM
MD
LG