Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Shqipëria ka firmosur sot dokumentin pararendës që i prin nënshkrimit zyrtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Dokumenti është firmosur nga minsitrja e Integrimit, Arenca Trashani, dhe kryenegociatori i delegacionit të Komisionit Evropian, Reinhard Priebe. Pas nënshkrimit të versionit përfundimtar të marrveshjes së Stabilizim Asociimit, minsitrja e Integrimit, Trashani, ka thënë se kjo është arritje e madhe.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu se përfundimi i negociatave ishte rezultat i angazhimit serioz të qeverisë në përmbushjen e objektivave të programit të saj, si dhe vullnetit të BE-së për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG