Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, u bëri thirrje qeverive t'i shuajnë protestat e dhunshme ndaj karikaturave të profetit Muhamed, që kanë vazhduar edhe sot në shumë vende të Lindjes së Mesme.
Gjatë një takimi me Mbretin jordanez Abdullah, Bush kërkoi nga qeveritë e vendeve të botës që të marrin masa për ndërprerjen e dhunës. "U bëj thirrje qeverive përreth botës që ta ndalin dhunën, ta mbrojnë pronën, ta mbrojnë jetën e diplomatëve të pafajshëm, të cilët u shërbejnë vendeve të tyre", tha presidenti Bush.
Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se dhuna nuk mund të arsyetohet dhe i akuzoi disa qeveri për nxitje të protestuesve. "Ekzistojnë disa qeveri që e kanë shfrytëzuar këtë rast për nxitjen e dhunës. Duke pasur parasysh kontrollin që kanë qeveritë e Sirisë dhe Iranit në vendet e tyre, nuk kam asnjë dyshim se ato i kanë shfrytëzuar këtë situatë për t'i realizuar qëllimet e tyre", tha Rice.
XS
SM
MD
LG