Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ta mbajë nesër dhe jo të hënën më 13 shkurt, siç kishte caktuar dy ditë më parë.
Ndryshimi i vendimit pasoi reagimet e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore që seanca të mbahet gjatë javës, në mënyrë që shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi të mund të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, por edhe në atë të Këshillit të Sigurimit.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u shty për 14 shkurt shkaku i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, për të cilin post është kandiduar Fatmir Sejdiu, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG