Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë solemne për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës. Kryesia e Kuvendit e ka anuluar sot vendimin e së martës që seanca të shtyhet për javën e ardhshme dhe e ka thirrur seancën për nesër. Aktualisht ka vetëm një kandidaturë për postin e presidentit, atë të LDK-së që Ftamir Sejdiu të zgjedhet president i ri i Kosovës.
Anulimi i vendimit të mëparshëm të Kryesisë, sipas kryeparlamentarit Nexhat Daci, erdhi si rrjedhojë e kërkesës së grupeve parlamentare dhe presioneve nga jashtë. "Seanca do të mbahet nesër sipas kërkesës së grupeve parlamentare dhe pak presioni, të premten në orën 11.00. Jam shumë i lumtur t'ju them se ishte mirëkuptim i plotë dhe i luta që kjo të reflektohet edhe në seancën e nesërme plenare", tha kryeparlamentari Daci.
XS
SM
MD
LG