Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot në Prishtinë janë takuar Grupet Punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike në fushën e transportit dhe telekomunikacionit. Në këtë takim është vendosur që të emërohet nga një person kontaktues prej secilës palë i cili do të merret detajisht me këto çështje. Kryesuesi i Grupit të përbashkët Punues, Joly Dixon, tha se është diskutuar për disa çështje, përfshirë targat e veturave dhe telefoninë mobile. Kjo e fundit ishte tema kryesore, tha zoti Dixon, duke vlerësuar se për momentin kjo është një çështje shumë e ndjeshme. "Të gjitha palët e pranojnë se e drejta e njerëzve për të komunikuar është e qartë, por janë disa çështje të vështira ligjore dhe teknike", tha ai.
XS
SM
MD
LG