Ndërlidhjet

TAORMINA/ITALI


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sot dhe nesër do t'i diskutojnë planet e ardhshme për operacionet dhe trupat në Afganistan, Irak dhe Mesdhe.
Takimi fillon pasdite në Taorima të Sicilisë, ku nesër pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të Izraelit, Algjerisë, Egjiptit, Jordanisë, Tunizisë, Marokut dhe Mauritanisë.
John Colston, ndihmës për çështje politike dhe të mbrojtjes i Sekretarit të Përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer, tha se aleanca "do ta konfirmojë edhe vendosmërinë që ta ruajë kapacitetin operativ të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2006, i cili që do të jetë një vit shumë i ndjeshëm".
XS
SM
MD
LG