Ndërlidhjet

QALAT


Në rajonin Zabol të Afganistanit sot janë arrestuar mbi 40 punëtorë pakistanezë dhe shefi i tyre saudit, si të dyshuar për nxitje të dhunës gjatë demonstratës së djeshme në Qalat, ku u vranë 4 njerëz dhe u plagosën disa të tjerë. Shefi i forcave të sigurisë rajonale, gjenerali Mohammad Nabi Manakhail, i tha Radios "Evropa e Lirë" se të arrestuarit punonin për një firmë ndërtimore pakistaneze.
"I kemi identifikuar dhe arrestuar të paktën 30 veta. I kemi identifikuar edhe të huajt që ishin organizatorë të demonstratave. Së shpejti do të vendosim se çka do të bëjmë me ta", tha Manakhail.
XS
SM
MD
LG