Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Vjenë me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, dhe zëvendësin e tij, Albert Rohan.
Sipas një komunikate të PDK-së, në këtë takim zoti Thaçi ka thënë se "është shumë e rëndësishme që sa më parë të funksionalizohet grupi negociator, të ruhet uniteti, dhe të punohet me përkushtim në drejtim të përmbushjes së vullnetit të qytetarëve për shtet të pavarur dhe sovran".
"Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë evropiane në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe do t'i gëzonin të drejtat e tyre", citohet të ketë thënë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG