Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Vendimi i presidentit Vladimir Putin që liderët e grupit islamik Hamas të ftohen në Moskë paraqet "thikë prapa shpine", deklaroi ministri i Arsimit i Izraelit, Meir Sheetrit, duke shtuar se ftesa synon t'a legjitimojë grupin terrorist dhe duhet kundërshtuar.
Edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan sqarime nga Rusia për planet që liderët e Hamasit të ftohen në Moskë.
"Hamasi duhet të merr disa vendime. Ata duhet ta njohin Izraelin, të heqin dorë nga terrori dhe t'i zbatojnë obligimet ndërkombëtare që i ka nënshkruar Autoriteti Palestinez. Presim që Rusia ta japë mesazhin e njëjtë", tha zëdhënësi i departamentit të shtetit Sean McCormack.
XS
SM
MD
LG