Ndërlidhjet

TIRANË/BEOGRAD


Zyrtarët më të lartë të Shqipërisë i kanë uruar Fatmir Sejdiut, zgjedhjen për presidenti të Kosovës. Në urimin e tij, presidenti Moisiu tha se "zgjedhja e juaj u bë në një moment të rëndësishëm – atë të hapjes së negociatave për statusin final të Kosovës". Kryeministri Sali Berisha është shprehur se zgjedhja e zotit Sejdiu për president është "ngjarje e madhe" për Kosovën. Në telegramin e tij, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq kërkon "që sa më parë të fillojnë bisedat e drejtëpërdrejta". Ai poashtu shfaqi shpresën se zoti Sejdiu do të angazhohet maksimalisht për sigurimin e të drejtave të serbëve dhe të jo shqiptarëve të tjerë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG