Ndërlidhjet

PARIS


Qeveria e Francës e mbështet ftesën që Rusia u bëri liderëve të grupit militant palestinez, Hamas që ta vizitojnë Moskën për tëbiseduar lidhur me procesin e paqes në Lindjen e mesme, është shprehur sot zëdhënësi i Ministrisë së jashtme franceze, Denis Simonneau. Ai tha se "kjo nismë është ndërmarrë pa harmonizim me partnerët e Rusisë" dhe shtoi se edhe Parisi, sikur Moska, synon që "Hamasi të shkoj kah pozicionet që do të mundësojnë arritjen e objektivit për dy shtete që jetojnë në paqe dhe siguri" në Lindjen e Mesme. Dje, gjatë vizitës së tij në Madrid, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin shpalli se ka për qëllim ti ftoj liderët e Hamasit që ta vizitojnë Moskën. Hamasi doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme palsetineze më 25 janar dhe është në procesin e formimit të qeverisë. Siç informon agjencia DPA nga Parisi, administrata e presidenti amerikan, George Bush, që Hamasin e konsideron organizatë terroriste, ka kërkuar nga Moska "qartësim" lidhur me këtë ftesë .
XS
SM
MD
LG