Së paku 7 vetë janë vrarë dhe më se 20 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe afër një xhamie në Bagdad. Shpërthimi ndodhi në çastin kur besimtarët po largoheshin nga falja e xhumasë në një xhami shiite në distriktin Doura, në jug të Bagdadit. Në kohë të fundit në këtë hapësirë u bënë shumë sulme.