Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i ri i Kosovës u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokeratike e Kosovës. Në rrethin e tretë për të votuan 80 deputetë, 12 ishin kundër ndërsa 17 fletëvotime ishin të pavlefshme. Presidenti i ri, Fatmir Sejdiu, 54 vjeçar, në fjalimin e tij para deputetëve tha, pos tjerash, se "pavarësia nuk është vetëm privilegj, por edhe një obligim dhe përgjegjësi" dhe shtoi se presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova ka lënë një trashëgimi politike – arritjen e pavarësisë së Kosovës. Ai mëtutje kërkoi nga të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht nga serbët, që të punojnë së bashku për një Kosovë prosperuese dhe tolerante dhe vend që do të garantoj "të drejta njerëzore për të gjitha grupet etnike në harmoni me standardet më të larta demokratike".
XS
SM
MD
LG