Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP/PRAGË


Afro 1500 myslimanë kanë marshuar sot në mënyrë paqësore në qendër të Shkupit për të protestuar kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamed në gazetat evropiane, e së pari në ato të Danimarkës.
Ky marsh u bë pas faljes së xhumasë në një xhami në Shkup. Protesta u mbajtën edhe në shumë vende të tjera të botës, por në shumë sosh pati edhe dhunë. Në Egjipt, në shumë qytete, demonstruesit u përleshën me policinë, që në përpjekje për shpërndarjen e demonstruesve, përdori topa uji dhe gaz lotësjellës. Protesta u mbajtën edhe në Gaza, në Malajzi, në Pakistan, në Bangladesh dhe në disa vende të tjera.
XS
SM
MD
LG