Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov që në çfarëdo takimi me Hamasin të dërgoj mesazh të fuqishëm dhe të qartë se ky grup militant duhet ti ndalë sulmet terroriste kundër Izraelit. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, McCormak tha se në përgjegjjen e tyre zyrtarët rusë kanë dhënë siguri se "ata do të dërgojnë mesazh shumë të qartë dhe të fuqishëm", në harmoni me qëndrimin e Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara, me Kombet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian, të paraqitur në kumtesën e përbashkët pas fitores së Hamasit në zgjdhjet palestineze. Dje presidenti rus, Vlladimir Putin ftoi zyrtarët e Hamasit në Moskë për bisedime.
XS
SM
MD
LG