Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, paralajmëroi sot se Teherani mund ta braktisë Traktatin e Moszgjerimit Bërthamor, për shkak të siç u shpreh ai, "presionit të padrejtë" ndaj programit të tij bërthamor.
"Politika e Republikës Islamike ka qenë që përpjekjet e veta bërthamore t'i mbështeste në rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, dhe në Traktatin e Moszgjerimit. Mirëpo, nëse vërejmë se ata po krijojnë favore nga këto rregulla për t'i shkatërruar të drejtat e popullit iranian, atëherë Irani do ta rishqyrtojë politikën e vet", tha Ahmadinexhad.
Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në Teheran, me rastin e shënimit të 27 vjetorit të revolucionit islamik.
Vendet perëndimore kanë vendosur që këtë çështje ta dërgojnë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi Irani nuk ka rritur t'i bindë ato se nuk po punon për zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG