Ndërlidhjet

MOSKË


Ministrat e Financave të Grupit të 8 vendeve më të industrializuara të botës kanë lëshuar sot një deklaratë të përbashkët, në të cilën shprehën shqetësimin se çmimet e larta të naftës dhe gazit përbëjnë kërcënim për rritjen ekonomike në vitin 2006. Por pavarësisht nga deklarata, ata e vlerësuan rritjen ekonomike globale si solide dhe thanë se ajo do të vazhdojë të rritet. Takimi i sotëm në Moskë ishte i pari i Grupit të të Tetëve që kur Rusia e ka marrë kryesimin e radhës. Sigurimi i energjisë ishte në krye të axhendës së takimit.
XS
SM
MD
LG