Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i është nënshtruar sot një operacioni urgjent pasi mjekët konstatuan dëmtim serioz të sistemit të tij të tretjes. Operacioni zgjati rreth 4 orë, dhe mjekët nuk kanë dhënë njoftime pas operacionit.
Më herët ata thanë se gjendja e zotit Sharon është përkeqësuar dhe se jeta e tij është në rrezik.
Më 4 janar, 77 vjeçari Ariel Sharon ka pësuar gjakderdhje masive në tru.
XS
SM
MD
LG