Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministria e jashtme e Rusisë ka kumtuar sot se dialogu me Hamasin duhet të filloj pa vonesë me qëllim që të vazhdoj procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Mëtutje thuhet se ministri i jashtëm, Sergei Lavror për këtë çështje sot dhe dje ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice dhe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Havier Solana. Sot më herët zyrtarë të Rusisë dhe të Hamasit kanë thënë se bisedat do të mund të fillonin në fund të këtij muaji. Hamasi, që i fitoi zgjedhjet e përgjithshme palestineze, nuk e njeh Izraelin ndërsa Uashingtoni e konsideron atë grup terrorist.
XS
SM
MD
LG