Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Danimarka ka tërhequr ambasadorët dhe ekipin diplomatik nga Indonezia, Irani dhe Siria për shkaqe sigurie. Ky vendim erdhi pas protestave masive në botën myslimane si pasojë e botimit të karikaturave të profetit Muhamet, së pari në një të përditshme daneze e më pas në një numër mediash evropiane.
Ambasadat daneze në Siri dhe Iran janë djegur gjatë protestave thuajse një javë më parë. Indonezia e ka cilësuar të parakohshëm tërheqjen e ambasadorit dhe diplomatëve të tjerë danezë nga ky vend.
Protestat kanë vazhduar dhe dje në një numër vendesh myslimane, përfshi dhe disa kryeqytete evropiane si Parisi, Londra e Berlini.
XS
SM
MD
LG