Ndërlidhjet

BAGDAD


Partitë në Aleancën e Irakut të Bashkuar kanë zgjedhur Ibrahim al Jaffarin si kandidat për postin e kryeministrit. Ky post do të ketë mandat katër vjeçar, i pari mandat i plotë që nga rënia e Sadam Huseinit.
Al Jaffari fitoi votën e koalicionit të partive shiite dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë së paku 20 persona në Irak janë plagosur në incidente të ndara. Kryengritësit kanë sulmuar zonën e gjelbër të Bagdadit ku gjenden ambasada amerikane dhe qeveria irakiane, por nuk ka informacione për dëme në njerëz.
XS
SM
MD
LG