Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, sot në Shtëpinë e Bardhë do të diskutojnë gjendjen në Irak, ku aleanca shiite dje e emëroi kryeministrin e përkohshëm Ibrahim Al-Jaafari që t'i prijë qeverisë së re.
Bush dhe Annan do të fokusohen edhe në zemërimin e shkaktuar në botën myslimane pas botimit të karikaturave të profetit Muhamed.
Dje Kofi Annan bëri thirrje që dialogu ta zëvendësojë atë që ai e quajti "diplomaci të megafonit".
Ndërkohë sekretarja e shtetit Condoleezza Rice, tërhoqi vërejtjen se trazirat e nxitura nga karikaturat mund të dalin jashtë kontrollit.
XS
SM
MD
LG