Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë e Malit të Zi Vuk Drashkoviç ka deklaruar se çdo zgjidhje të imponuar për Kosovën Serbia do ta konsideronte jolegjitime, por janë të pakuptimta kërkesat për shpalljen e Kosovës territor i okupuar.
"Është e pakuptimtë të komentohet kërkesa për shpalljen e Kosovës territor i okupuar, sepse në këtë rast Serbia do të duhej të hynte në luftë me okupuesin për ta çliruar atë territor", ka thënë Drashkoviç, për të shtuar se "ky okupator do të mund të ishte vetëm Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sepse vetëm ai mund të marrë vendimin për pavarësi."
Vuk Drashkoviç ka shtuar se "duhet shmanguar kjo terminologji nga e kaluara që Serbinë e çon në izolim dhe disfata."
XS
SM
MD
LG