Ndërlidhjet

TIRANË/BRUKSEL


Autoritetet shqiptare të shëndetësisë kanë marrë masa urgjente parandaluese lidhur me gripin e shpendëve, pas rasteve të infektimit me virusin H5N1 të shpendëve në Italinë dhe Greqinë fqinje.
"Do të ishte mendjelehtësi e pafalshme të mendonim se Shqipëria do të kursehet nga gripi i shpendëve. Derisa është në Ballkan gjasat janë të vijë edhe këtu", tha ministri i shëndetësisë Maksim Cikuli.
Edhe qeveritë e tjera evropiane kanë filluar të marrin masa shtesë pas rasteve në Itali, Greqi e Bullgari.
Komisioni Evropian ka propozuar të krijohet një sistem i përbashkët mbikqyrje në mënyrë që bashkarisht të pastrohen zonat ku gjenden shpendët e infektuar.
XS
SM
MD
LG