Ndërlidhjet

CHANG: SHBA-TË MBËSHTESIN KOSOVËN DHE SHQIPTARËT E KOSOVËS NE BISEDIMET PËR STATUSIN


Benjamin Chang, zëdhnës i Misionit të SHBA-ve pranë OKB-së në Nju Jork

RADIO EVROPA E LIRË
Cili do jetë pozicioni i SHBA-ve në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku do diskutohen zhvillimet në Kosovë?

BENJAMIN CHANG
Më 14 shkurt është takimi i Këshillit të Sigurimit ku do diskutohet raporti tremujor i UNMIK-ut dhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm, Soren Jessen Petersen do të sjellë informacionet më të fundit. Raporti e bën të qartë se duhet shënuar më shumë përparim në zbatimin e standardeve dhe ne presim nga Jessen Petersen qe të japë më tepër detaje konkrete në këtë drejtim.
Sa i përket SHBA-ve, që kanë presidencën e Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, ne i kushtojmë vëmendje të madhe dhe jemi shumë të përfshirë në procesin e statusit. Ne e mbështesim Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës në këtë proces. Natyrisht janë dy palë të përfshira dhe besojmë se çështja e zbatimit të standardeve është e rëndësishme dhe më shumë duhet të bëhet në mënyrë që të ruajmë ritmin e bisedimeve për statusin e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Për herë të parë në mbledhjen e rradhës së KS-së merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës. Cilat janë arsyet e ftesës nga KS-ja për kryeministrin Kosumi pikërisht në këtë moment?

BENJAMIN CHANG
Më duhet të qartësojë se ndonëse këtë muaj kemi kryesinë e Këshillit të Sigurimit, kryeministri është pjesë e delegacionit të shefit të UNMIK-ut. Ne e mirëpresim ardhjen e kryeministrit Kosumi ashtu si mirëpresim edhe praninë e presidentit serb Tadiç.

RADIO EVROPA E LIRË
A është misioni i SHBA-ve pranë OKB-së i kënaqur me punën e UNMIK-ut?

BENJAMIN CHANG
Ne e mbështesim punën e UNMIK-ut dhe punën e të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ashtu siç mbështetëm punën e Kai Eide. Përpara nesh gjenden hapa të rëndësishme lidhur me bisedimet për statusin dhe gjithë vëmendja jonë është e përqëndruar atje. Natyrisht Këshilli i Sigurimit qëndron pas këtij procesi bisedimesh.

Bisedoi: Ilirjana A. Bajo
XS
SM
MD
LG