Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës e ka filluar seancën e sotme me shqyrtimin e projektit për ndërtimin e qendrës administrativo-protokolare në Gërmi të Prishtinës. Këtë projekt Partia reformiste Ora, që dhe e ka iniciuar debatin, e ka cilësuar si projekt privat të Kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Gazmend Muhaxheri nga Partia Ora tha se nuk ekziston vendimi i Kryesisë së Kuvendit për Qendrën në Gërmi, megjithëse ndërtimi i saj kushton 3 milionë euro, që merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Zoti Muhaxheri e akuzoi zotin Daci dhe për keqmenaxhime të tjera financiare.
Zoti Daci u kundërpërgjigj duke ia dhënë fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Në shenjë kundërshtimi ndaj dhënjes së fjalës sekretarit të Kuvendit, gjithashtu i apostrofuar nag partia Ora, partitë opozitare Ora dhe PDK-lëshuan sallën e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG