Ndërlidhjet

NJU JORK


Në këto çaste pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në të cilën, do të diskutohet raporti i rregullt tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zhvillimet në Kosovë. Në mbledhje do të raportojë dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ndërsa për herë të parë në të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.
Në mbledhje, Austria do të flasë në emër të Bashkimit Evropian. Helfrid Carl nga Misioni austriak në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, konfirmoi ekskluzivisht për Radion "Evropa e Lirë" se në fjalimin e Austrisë do të çmohet zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe procesi i qetë e i shpejtë që e shoqëroi këtë zgjedhje. Ai tha gjithashtu se do të theksojnë rëndësinë e përmbushjes së standardeve, dhe do të nënvizojnë përparimin e bërë nga udhëheqësit kosovarë, veçanërisht në standardin për të drejtën e pronës dhe ruajtjen e traditës kulturore e fetare. Në emër të Bashkimit Evropian, Austria do t'i kërkojë Beogradit, që në vend të dekurajimit, t'i nxisë serbët e Kosovës të marrin pjesë në jetën politike e institucionale.
XS
SM
MD
LG