Ndërlidhjet

STOKHOLM


Ministri i Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq ka shkuar në Suedi për bisedime me ministren e Jashtme suedeze, Laila Freivalds. Ministria e jashtme suedeze ka njoftuar përmes një komunikate se temë e takimit do të jetë edhe procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës. Drashkoviq dhe Frievalds do të bisedojnë edhe rreth referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, për çështjen e të dyshuarit kryesor të Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq, si dhe për çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG