Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeministri francez, Dominique de Villepin, tha sot se Franca dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, si kriza bërthamore e Iranit dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Këtë deklaratë de Villepin e bëri pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Putin tha se takimi ishte një rast për "t'i sinkronizuar pikëpamjet" rreth disa çështjeve ndërkombëtare. Më herët, De Villepin është takuar edhe me kryeministrin rus, Mikhail Fradkov.
XS
SM
MD
LG