Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani i ka filluar aktivitetet për pasurimin e uraniumit në uzinën e Natanzit, tha sot Xhavad Vaedi, negociator iranian për programin bërthamor.
"Në bazë të ligjit parlamentar, Agjencia iraniane e Energjisë Bërthamore është urdhëruar t'i rifillojë aktivitetet në Natanz, dhe në pajtim me këtë, Agjencia ka njoftuar për rifillimin e procesit", tha Vaedi.
Ai shtoi se bisedimet me Moskën për pasurimin e uraniumit në territorin rus, do të fillojnë më 20 shkurt, disa ditë më vonë nga ç'ishin planifikuar.
Ndërkohë në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri francez, Dominique de Villepin, thanë sot përmes një deklarate të përbashkët, se Irani duhet t'i respektojë kërkesat e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore. Këto kërkesa përfshijnë ndërprerjen e plotë të të gjitha aktiviteteve që ndërlidhen me pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG