Ndërlidhjet

logo-print

LAHORE


Dy njerëz janë vrarë sot në protestat kundër karikaturave të profetit Muhamed në Pakistan. Në qytetin lindor, Lahore, policia ka përdorur gaz lotësjellës për t'i shpërndarë protestuesit, të cilët u kanë vënë zjarrin ndërtesave tregtare, veturave dhe një pjese të ndërtesës së Kuvendit rajonal.
Në kryeqytetin e Iranit ndërkaq, protestuesit e kanë sulmuar me gurë dhe bomba zjarri ambasadën britanike dhe misionin e Gjermanisë.
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, tha sot se zemërimi ndaj karikaturave nuk duhet lejuar që ta ndajë Evropën nga bota muslimane. Këtë deklaratë ai e bëri në Egjipt, derisa po vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme me qëllim të zbutjes së tensioneve.
XS
SM
MD
LG