Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i Grupit strategjik politik, Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë të jetë bashkëdrejtues i delegacionit kosovar në bisedimet për decentralizimin, që do të mbahen në 20 shkurt në Vjenë. Në një intervistë për Radion "Evropa e Lirë" zoti Krasniqi shpjegon arsyet e këtij qëndrimi:
"Mendoj se delegacioni i Kosovës nuk duhet të jetë me bashkëkryesues se nuk e nderon, as delegacionin, as Kosovën. Delegacioni që shkon e vjen duhet të ketë një udhëheqës. Unë paraprakisht kam kërkuar që nëse Grupi Negociator nuk do marrë pjesë në këtë fazë të bisedimeve dhe shkon Grupi Politik, atëherë delegacionin duhet ta drejtojë një nga anëtarët e Grupit Politik."
Grupi negociator ka emëruar dje delegacionin që do përfaqësojë Kosovën në bisedimet për decentralizimin që do mbahen nën drejtimin e zëvendësnegociatorit Albert Rohan.
XS
SM
MD
LG